Veseli u kërkon ndërkombëtarëve Gjykatë Speciale për krimet dhe masakrat serbe në Kosovë

Has | 12 Pri 2019 | 14:10 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar formimin e një Gjykate Speciale për krimet dhe masakrat e Serbisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Veseli në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë të Hasit, komentoi edhe deklaratat nga liderët serbë të cilët i mohuan masakrat në Kosovë.

Ai tha se një nga fajet për këto mohime i ka edhe bashkësia ndërkombëtare.

“Këto ditë po zhvillohet një debat i madh, serbët po i mohojnë masakrat serbe, por është e qartë përderisa nuk do të dihen njerëzit që kanë kryer krime gjithandej Kosovës, serbët gjithmonë do t’i mohojnë krimet serbe dhe ky është gabim i bashkësisë ndërkombëtare”.

“Ne nuk do të hakmerremi, por edhe nuk do të harrojmë, ne do ecim përpara dhe nuk ka fuqi e forcë që mund të na ndalë përpara në shtetin tonë dhe në pavarësinë tonë”.

Veseli tha se Lubizhda ishte një nga fshatrat që i qëndruan besnikë një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përfshirë këtu edhe vetë atë.

“Sot gjendemi në vendin e njerëzve liridashës që i dhanë kombit tonë bukë e besë. Janë 14 dëshmorët e 14 martirë nga ky fshat ky është fshati më i shkatërruar i Hasit”.

“Në vjeshtën e vitit 1998 me një pjesë të shtabit të përgjithshëm, kemi kaluar në fshatin e juaj po aty kemi rënë në kurthin e ushtrisë jugosllave kemi qenë në konakun dhe besën e fshatit Lubizhdë”.

“…fshati Lubizhdë dhe hasjanët duhet me ditë që nuk na dhanë neve, kemi qëndruar tërë ditën aty për të shpëtuar falë besës së hasjanëve. Kjo është krenari por më shumë është meritë e sakrificë e vetë hasjanëve”.

Veseli bashkë me kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj kanë vënë gurthemelin e Kullës Muze – “Kulla e Qëndresës” në këtë fshat.

Në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ministria e Kulturës ka financuar ndërtimin e Kullës Muze “Kulla e Qëndresës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme