Kandidati nga radhët e PDK-së për deputet, Naim Ismaili ka thënë se PDK-ja është forca e parë politike në vend me Bedri Hamzën, kandidat për kryeministër, raporton Ekonomia Online.
Ai ka njoftuar se tubimi i mbrëmshëm në Shtime dëshmon se me programin më të mirë dhe vizion të qartë, qytetarët e duan Hamzën si kryeministër.
“Shtimja mbrëmë dëshmoi fuqinë dhe mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës. Me programin më të mirë dhe vizion të qartë, të udhëhequr nga Bedri Hamza dhe kryetari Memli Krasniqi, vazhdojmë fushatën tonë moderne dhe dinjitoze. Të bashkuar për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar ai.