Skuadra Napoli ka refuzuar kërkesën e klubit AC Milan, për të huazuar mesfushorin Amadou Diawara.
Mesfushori 21 vjeçar nuk ka qenë një lojtarë i rregullt në fushë që nga transferimi i tij nga Bologna në vitin 2016, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Sidoqoftë atij nuk do t’i lejohet largimi nga Napoli derisa të ketë një ofertë për një transferim të përhershëm të tij.
Kontrata e futbollistit Diawara me skuadrën Napoli do të jetë vlefshme deri në verën e vitit 2021.