Edhe Nasim Haradinaj arrestohet nga EULEX-i

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është shoqëruar nga policia e EULEX-it, raporton Ekonomia Online.

Ai fillimisht është ndaluar nga ta, dhe pas një bisede disa minutëshe është futur në veturat e tyre.

Nuk dihen arsyet e ndaljes së tij. Kjo u bë pasi Haradinaj dha një deklaratë për medie, ku mes tjerash tha se nuk do ta njohin asnjëherë dhe nuk do t’i përgjigjen Gjykatës Speciale.

Më herët, gjatë ditës është arrestuar edhe Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së.

Të ngjashme