NATO përgatit manovrën më të madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

NATO po përgatitet për një nga manovrat ushtarake më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë ndër vite, me pjesëmarrjen e 45 mijë trupave në manovrën “Trident Juncture” në Norvegji në fund të këtij muaji, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg,

“Manovra e mbrojtjës bazohet në një skenar fiktiv, por realist që simulon reagimin kolektiv të NATO-s ndaj një sulmi të armatosur kundër një aleati”, tha Stoltenberg, përcjell ATSH.

Kjo do të jetë manovra ushtarake më e madhe e zhvilluar ndonjëherë nga NATO që nga periudha e mbarimit të Luftës së Ftohtë.

“Përveç kontingjenteve të trupave nga 29 aleatët e NATO-s, si dhe vendet partnere Suedia dhe Finlanda, ‘Trident Juncture’ do të përfshijë 150 avionë, 60 anije dhe 10 000 automjete”, tha Stoltenberg për gazetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme