Nazarko: Kosova e ka humbur mbështetjen e SHBA-së, duket se e ka fituar Serbia

Prishtinë | 21 Shk 2023 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Analisti Mentor Nazarko ka thënë se Kosova nuk e ka më mbështetjen e dikurshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se sipas tij këtë vëmendje duket se e ka fituar Serbia.

Në një intervistë për Newsline, Nazarko ka folur për shqetësimin që ka ngritur dhe opozita në Kosovë se krerët e shtetit të Kosovës nuk janë takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Kjo është hera e parë që liderët politikë nuk takohen me figura të larta të SHBA në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih.

“Nuk është sekret që për shkak të intenstifikimit të presionit ndërkombëtar, Kosova e ka humbur paksa mbështetjen e SHBA dhe në një kuptim ngjan sikur e ka fituar Serbia. Kjo duket jo thjesht në axhendë, në deklarimet nga SHBA-ja, nga përplasja me Blinkenin për targat por dhe me një element tjetër që është fakti që për herë të parë Bideni, në dy raste si festa e shtetësisë së Serbisë dhe Dita e Pavarësisë së Kosovës, nuk ka përdorur termin njohja reciproke në qendër të marrëveshjes”.

“E ka përdorur këtë term një vit më para, edhe Trump përpara tij. Argumenti se Bideni nuk e ka përdorur për të ruajtur negocimin mbi Serbinë nuk është valid sepse Trump, ishte gjithashtu në prag të negociatave dhe zgjodhi t’i lërkonte Vuçiqit në vetë të parë njohje reciproke në qendër të marrëveshjes. Bideni s’e ka bërë këtë”.

Sipaz Nazarkos, në letër flitet për një proces normalizimi, por mungon termi njohje reciproke. “Kjo tregon se SHBA-ja, e nxitur nga konflikti ruso-ukrainas, janë duke investuar fuqishëm që ta tërheqin Serbinë në zonën perëndimore të influencës. Të shkohet drejt një objektivi që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë”.

“Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së peshës të Serbisë në kuadër të konfliktit ruso-ukrainas. Ka ndodhur dhe për shkak të lobimit serb në SHBA”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme