Vizita e Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Nazarko: Është rastësi

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Mentor Nazarko e ka quajtur shumë të rëndësishme vizitën në Shqipëri, të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Vizitë që dëshmon nivelin më të lartë të marrëdhënieve, që janë demonstruar edhe me ndihmë qoftë në rastin e tërmetit, qoftë ndihmën në pandemi. Vizita në Shqipëri është shenjë e preferencialitetit”, është shprehur Nazarko.

Ai ka theksuar se Erdogan bashkë me Shqipërinë janë duke punuar që ta forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Më tej e ka quajtur rastësi vizitën e Erdogan në Tiranë në përvjetorin e 554-të të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

“Përmendja është idiotizëm që e karakterizon debatin tonë publik. Është rastësi vizita e tij në këtë datë. Është rastësi që në agjendën e një vendi si Turqia të harxhohet kaq shumë kohë. Ky është nder për Shqipërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme