Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së Heroit, Fatmir Nimanaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. “I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nushë, nënës së Heroit, Fatmir Nimanaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare […]
Ndërron jetë nëna e ushtarit të UÇK-së Fatmir Nimanaj, Haradinaj: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së Heroit, Fatmir Nimanaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së.
“I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nushë, nënës së Heroit, Fatmir Nimanaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi e rriti një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Fatmiri, e meriton respektin tonë të përjetshëm.
Ngushëllime të sinqerta familjes Nimanaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nushë.
Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

















