Ekonomia Online
FUNDIT

Ndeshje me 9 gola në Zvicër, shqiptarët shënojnë 5 prej tyre

Ndeshje me 9 gola në Zvicër, shqiptarët shënojnë 5 prej tyre

Xhiro e katërt në Ligën e Dytë të Zvicrës solli një ndeshje të çmendur. Aarau fitoi me rezultat 5:4 në udhëtimin tek skuadra e Stade Nyonnais, duke arritur kështu edhe fitoren e katërt në po aq takime. Interesante ishte që pesë prej nëntë golave të kësaj ndeshje u shënuan nga futbollistë shqiptarë. Valon Fazliu ishte […]

Xhiro e katërt në Ligën e Dytë të Zvicrës solli një ndeshje të çmendur.

Aarau fitoi me rezultat 5:4 në udhëtimin tek skuadra e Stade Nyonnais, duke arritur kështu edhe fitoren e katërt në po aq takime.

Interesante ishte që pesë prej nëntë golave të kësaj ndeshje u shënuan nga futbollistë shqiptarë.

Valon Fazliu ishte ai që mori vëmendjen, pasi shënoi tre gola për ekipin e Aarau, kurse përveç tij realizoi edhe 19 vjeçari, Dorian Derbaci.

Nga ana tjetër tek skuadra e Stade Nyonnais rrugën e rrjetës e gjeti Burak Alili, për ta kompletuar totalin prej 5 golave që mbajnë firmën e shqiptarëve nga ky duel.

Të ngjashme