Një grua në Prishtinë e ka rrahur burrin e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton policia në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv. Ky nuk është rasti i parë i raportuar se një grua ka rrahur burrin e saj. Kohëve […]
Ndodh sërish, gruaja rrah burrin në Prishtinë

Një grua në Prishtinë e ka rrahur burrin e saj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton policia në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Ky nuk është rasti i parë i raportuar se një grua ka rrahur burrin e saj. Kohëve të fundit, janë shpeshtuar sulmet fizike nga gratë ndaj burrave për arsye të ndryshme.

















