Në mungesë të deputetëve nuk mbahet seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 13:40 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje ka dështuar të mbahet në mungesë të deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm ishin vetëm 40 deputetë.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ka muaj që debati kërkohet dhe që shtyhet.

“Tash e tre muaj GP i AAK-së ka vendosur kërkesën për debat në kryesi. Në temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim me opozitës dhe bnë mes neve si grup dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhë pa një dakordim të plotë dhe pa pjesëmarrje të deputetëve. Andaj në mungesë të deputetëve në dakordim edhe me grupet parlamentare po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datë”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme