Në prag të Kurban Bajramit, burri në Kllokot kapet me dele pa dokumentacion

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Kllokot, i cili dyshohet se bënte transportim ilegal të kafshëve.

Në prag të Kurban Bajramit, i dyshuari është zënë duke transportuar me traktorin e tij  dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari  është liruar.

“Kllokot / 25.05.2026 – 10:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë duke transportuar me traktorin e tij  dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari  është liruar, gjithashtu traktori dhe kafshët”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngjashme