Ekonomia Online
FUNDIT

Në Prishtinë ndizen qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridonën

Në Prishtinë ndizen qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridonën

Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor, raporton Ekonomia Online. Leonora Shabani, organizatore e kësaj ngjarje tha se ngjarja me të cilën është përballur Lirdona mund të i ndodh çdo gruaje, e për […]

Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor, raporton Ekonomia Online.

Leonora Shabani, organizatore e kësaj ngjarje tha se ngjarja me të cilën është përballur Lirdona mund të i ndodh çdo gruaje, e për këtë ajo tha se bashkëndjen më familjen e të ndjerës.

“Qëllimi ka qenë që të bashkëndjejmë me familjarët e Liridona Admeja. Ka qenë një lajm që na ka tronditur neve si shoqëri. Nesër mundemi me qenë edhe ne njëra prej viktimave e që është kogja e frikshme”, tha ajo. 

Të hënën në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve e zyrtarëve të lartë shtetëror është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij. 

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë. 

Të ngjashme