Në Prishtinë protestohet kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbahet protestë kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Serbi.

Është Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar për Kosovën dhe Unioni shqiptar i Shoqërisë Civile që bashkë me qytetarë nga Lugina e Preshevës, do të bëhen bashkë për të protestuar.

Protesta pritet të fillojë në ora 11:00 dhe do të jetë një marsh i cili do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe do të përfundojë te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Ndonëse nuk ka statistika zyrtare, llogaritet që rreth 10 mijë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pra Preshevës, Bujanocit e Medvegjës iu janë pasivizuar adresat e tyre dhe rrjedhimisht janë larguar nga regjistri i gjendjes civile.

Të ngjashme