Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren u gjet drogë

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës parandaloi futjen e drogës në qendrën e paraburgimit në Prizren.

SHKK përmes një postimi në facebook tregouan se rreth orë 8:20 ndodhi tentativa për futjen e substancave narkotike në këtë qendër.

Pasi që oficerët vërejtën lëvizje të dyshimta të burgosurve, bastisëm dhomat e tyre ku në një nga dhomat u gjet një shishe e plastikës, gjysmë litri e shpuar e cila dyshohet se mund të përdoret për konsum të narkotikëve.

Gjatë bastisjes u kuptua se narkotikë po hudhen nga rruga dhe mund të kenë mbetur në kulm, ku pas kontrollit u gjet një pako cigare e cila në brendi kishte narkotik.

I paraburgosuri i dyshuar se narkotikët kanë qenë të dedikuar për të, është ndarë dhe është inicuar procedurë diciplinore ndaj tij.

Ky është postimi i tyre i plotë:

SHKK parandalon futjen e substancave narkotike në QP Prizren

Sot rreth orës ‪08:20‬ në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren.

Fillimisht oficeret korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Q.P Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç` rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikes e madhësisë O.5l, e shpuar, e cila dyshohet se mundë të është përdorë për konsumim të substancave narkotike.

Gjatë bastisjes ka rrjedh informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm, menjëherë është bërë bastisja e kulmit dhe si rezultat i saj në kulmin e Q.P. Prizren është gjetur një pako cigareje ku në brendinë e saj kishte substancë narkotike.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.

I paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç`rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore.

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës.

Të ngjashme