Në Serbi votohet në kuzhina, restorante e garazhe (Foto)

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 10:49 | Nga

Mungesa e objekteve institucionale në disa zona të Serbisë, ka bërë që shumë hapësira afariste dhe familjare të shndërrohen në vendvotime.

Rast tipik është ai i një plake 74-vjeçare, Nade Tanaskoviq, nga Lugu i Madh i Mokromit, që për të katërtën herë lëshon kuzhinën për ta shndërruar në vendvotim. Ajo ishte përkujdesur ditë më herët për ditën e zgjedhjeve, transmeton Koha Ditore.

“Kam marrë mjeshtër që t’i lyej muret, parmakët dhe gjithçka tjetër, që kur të vijnë njerëzit të duket bukur”, ka thënë ajo.

Në raste tjera, sipas medieve serbe, vendvotimet kanë qenë në restorante, diskoteka e garazhe të qytetarëve të thjeshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme