Stomatologjia dhe Farmacia janë dy programet e reja në UBT që Agjencia e Kosovës për Akreditim i ka akredituar.
Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 28.07.2017, u shqyrtuan raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, ka marrë vendim që UBT-së t’i akreditohen 22 programe bachelor dhe master, duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.
Dy programet e reja të akredituara janë një vlerë shtesë për UBT-në dhe një mundësi e shkëlqyeshme për të rinjtë që duan të studiojnë në Stomatologji dhe në Farmaci. Kjo për faktin se UBT, përpara se të aplikojë për akreditim në këto dy fusha, ka bërë përgatitjet e nevojshme, duke hapur qendrën më të madhe të mjekësisë në Kosovë, e cila përmban mbi 50 laboratorë bashkëkohorë dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të gjitha fushat e shëndetësisë.
Kjo i mundëson UBT-së që në vitet në vazhdim të zgjerojë programet e studimit në fushën e mjekësisë dhe të bëhet lider në këtë fushë, siç është në shumë fusha të tjera. Puna dhe rrita e vazhdueshme në 17 vitet e funksionimit të UBT-së e dëshmon këtë dhe është garanci e vazhdimësisë së suksesit, i cili matet më së miri me shkallën e avancimit akademik të studentëve, si dhe me shkallën me të lartë në vend të punësimit të tyre gjatë dhe pas studimeve.
Të gjithë të interesuarit për programet Stomatologji dhe Farmaci mund të fillojnë të regjistrohen nga java tjetër.