Në UBT është shfaqur filmi “The Intership”

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 11:21 | Nga

Në ambientet e UBT-së, në Prishtinë, të mërkurën mbrëma, është shfaqur filmi “The Intership”. Atë e kanë përcjellë me interesim të madh dhjetëra student, të cilët kanë marrë pjesë në këtë ngjarje kulturore, organizuar nga Qendra e Karrierës e UBT-së.

Filmi ‘The Internship”, është shfaqur në kuadër të aktiviteteve të Javës së filmit.

Qëllimi i aktivitetit, sipas organizatorëve, ishte që studentët të relaksohen me aktivitete të tilla, pas një muaji me stres të provimeve.

Madje, sipas drejtorit të Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, organizime të tilla nuk do të mungojnë edhe javëve në vazhdim.

“Në UBT po shfaqen filma të ndryshëm gjithnjë për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e shikuesve, në këtë rast të studentëve, në mënyrë që të ndikohet në zhvillimin e vlerave kinematografike në përgjithësi”, theksoi Bashota.

Derisa në Kosovë konsiderohet se ka mungesë të kinemave, por në të njëjtën kohë, edhe ato kinema që janë funksionale nuk kanë vizitorë të shumtë, kinemaja në UBT ka shënuar progres, duke shtuar numrin e shikuesve.

Ndërkohë, në filmin “The internship”, bëhet fjalë për sfidën e dy tregtarëve të cilët e kanë të vështirë t’i qasen tregut të punës, ndërsa detyrohen që në moshë të shtyrë, falë kompanisë “Google” të fillojnë me punë praktike, për t’u mundësuar atyre të jenë konkurrentë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme