Në Universitetin për Biznes dhe Teknologji është hapur Alademia Ndërkombëtare Verore. Në ditën e parë të kësaj akademie do të ligjerojë hakeri i njohur ndërkombëtarisht Philip Polstra.
Përveç Polstras në këtë hapje do të ligjërojë edhe menaxheri i i UBT -CERT Atdhe Buja. Akademia ndërkombëtare do të qëndrojë e hapur deri më 19 korrik, raporton Ekonomia Online.
Rektori i UBT në hapjen e kësaj akademie tha se është nder i veçantë prania e një hakeri të njohur në këtë akademi.
”Ne si UBT kemi hap një qendër që quhet Cyber Security dhe pas saj kemi krijuar një CERT Computer ( emergency responsibility team) që është poashtu një kërkesë që çdo institucion, ose organizate të këtë një sistem të tillë në nivelin qeveritar, shtetëror, institucional . Cert është i pari i njohur ndërkombëtarisht dhe është një cert i cili faktikisht ka krijua një lidhje shumë të fortë bashkëpunimi me vende te ndryshme institucione publike dhe jo publike qeveritare dhe jo qeveritare edhe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, Moldova, Japonia e shume e shume vende te tjera te për të krijuar në bashkëpunim dhe për të mbështetur elementet në krijimin e sigurisë”, ka thënë ai.
E hakeri me renome botërore ka thënë se ndjehet i lumtur që i jipet mundësia të ligjërojë në një kolegj siç është UBT-ja.
“Është kënaqësi të jem këtu. Faleminderit që ju me keni dhënë mundësi të kthehem pas disa muajsh. Është emocionuese të jesh këtu dhe t’ju mundësosh njerëzve të përfshihen në këtë projekt”, ka thënë ai.
Në ditën e parë të këtij organizimi, përvec hakerit Philip Polstra, do të ligjërojë dhe menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja, të cilët do ta trajtojnë temën më titull: “Digital Forensics with Open Source Tools – Linux”.