Ekonomia Online
FUNDIT

Në Zhazhë të Zveçanit kanë votuar 87 persona, proces i qetë

Në Zhazhë të Zveçanit kanë votuar 87 persona, proces i qetë

Në fshatin Zhazhë të Zveçanit i banuar me shumicë shqiptare, deri në orën 15:00 kanë votuar 87 veta, derisa të drejtë vote kanë 239 persona. Ekonomia Online e ka vizituar këtë qendër të votimit, e cila është e vendosur në shkollën e këtushme “Isa Boletini” dhe procesi po shkonte qetë dhe pa probleme. Në mëngjes, […]

Në fshatin Zhazhë të Zveçanit i banuar me shumicë shqiptare, deri në orën 15:00 kanë votuar 87 veta, derisa të drejtë vote kanë 239 persona.

Ekonomia Online e ka vizituar këtë qendër të votimit, e cila është e vendosur në shkollën e këtushme “Isa Boletini” dhe procesi po shkonte qetë dhe pa probleme.

Në mëngjes, kjo qendër është hapur me rreth 1 orë e 30 minuta vonesë, për shkak se ishte vonuar materiali zgjedhor.

Të ngjashme