Ekonomia Online
FUNDIT

Nën masa të rrepta, EULEX-i nxjerr të arrestuar nga zyra e OVL-së Hysni Gucatin

Nën masa të rrepta, EULEX-i nxjerr të arrestuar nga zyra e OVL-së Hysni Gucatin

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është arrestuar nga Policia e EULEX-it, raporton Ekonomia Online. Gucati pritet të dërgohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Arsyet e këtij arrestimi ende nuk janë bërë publike. Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së kanë protestuar pas nxjerrjes […]

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është arrestuar nga Policia e EULEX-it, raporton Ekonomia Online.

Gucati pritet të dërgohet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Arsyet e këtij arrestimi ende nuk janë bërë publike.

Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së kanë protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati të prangosur nga policia e EULEX-it.

©Ekonomia Online

Të ngjashme