Nëna në Skenderaj thotë se vajzat e saj ikën nga shtëpia dhe më pas i ushtruan dhunë psikike

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Një grua me të meta fizike ka raportuar se dy vajzat e saj të motura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi të njëjta përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden në lokacione të ndryshme.

Njëra nga të dyshuarat është dërguar në stacion policor dhe është intervistuar.

“DHUNË NË FAMILJE-  Skenderaj 04.06.2023-17:45. Ankuesja femër  kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme. Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar.”

Të ngjashme