Nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme mes Kosovës dhe Kroacisë

Prishtinë | 13 Dhj 2024 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar për vizitë në Zagreb të Kroacisë.

Sot, u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme ndërmjet dy shteteve.

Të dy vendet nënshkruan marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Të ngjashme