Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 12:41 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum te mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja u nënshkrua me praninë e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ndërkaq Fotovat ka deklaruar se ky memorandum është dëshmi e partneritetit jetëgjatë mes SHBA-ve dhe Kosovës.

“Kosova është shembulli se çka mund të bëhet kur gratë udhëheqin shoqëritë civile, jetën politike dhe aktivizmin për të mbijetuarit e dhunës”, ka thënë ajo.

Teksa ka folur për Qendrën e Eskelencës, ajo ka kujtuar mundin e Sekretares Madeline Albright për çlirimin e Kosovës.

Ndërkaq presidenten Vjosa Osmani e ka quajtur heroinë të vërtetë.

Të ngjashme