Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Hamamit të Prishtinës, Ahmeti: Dëshirojmë ta kthejmë në hapësirë publike

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 14:25 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancim të Hamamit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë të mërkurën ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky projekt, me vlerë totale prej mbi 1 milion eurosh, do të financohet 49.35% nga ana e Komunës së Prishtinës, dhe 50.65% nga ana e TIKA-s.

Shpend Ahmeti tha se kjo marrëveshje është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë me TIKA-n, të cilën e vlerësoi si parterin më të lehtë për të bashkëpunuar.

“Po vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi me TIKA-n. E kemi mësuar udhën dhe e dimë mënyrën. TIKA është ndër partnerët më të lehtë ndërkombëtar që deri më sot i janë përgjigjur komunës së Prishtinës në çdo kërkesë. Pas lodrave në parkun e qytetit, intervenimeve në disa shkolla, qendrën për autizëm dhe sindromë down, tashmë pas kërkesës që i kemi bërë vitin e kaluar për 3 projekte sot i nënshkruam projektin e dytë për  Hamamin e Prishtinës. Në viti  2015 kanë ardhur ekspert turk të trashëgimisë kulturore dhe pas ekspertizës është bërë projekti i vili do të kushtojë diku 1 milionë euro”, tha Ahmeti.

Kreu i Prishtinës tha se Hamami do të kthehet në hapësirë publike ku do të mbahen ngjarje të ndryshme.

“Ky Hamam do të kthehet në formën origjinale që ka pasur por që s’do të jetë hamam por dëshirojmë që ta kthejmë në hapësirë publike ku do të mbahen evenimente të ndryshme, konferenca e ligjërata”

Ahmeti ka thënë se projekti i radhës që do të restaurohet nga TIKA do të jetë ai i Xhamisë së Qarshisë.

Ai ka thënë se Turqia është shtet mik i Kosovës dhe dëshirojnë të të vazhdojnë bashkëpunimin.

 “Ne dëshirojmë Turqinë shtete mike dhe partnere e barabartë. Them se nga përvoja ime personale çdo gjë që kam kërkuar të karakterit social TIKA e ka plotësuar. Ftoj çdo kryetar të çdo komune që për çdo projekt jemi të gatshëm të bashkëpunojmë” ka shtuar ai.

Ndërsa, Cihan Dinçer koordinator i TIKA-s për Kosovë, tha se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.

“Prej ditës së parë kur pranova detyrën projekti i xhamisë dhe hamamit ishin të gatshme dhe mua më mbeti ta vazhdojë detyrën. E ndiej  vetën me fat që jam këtu dhe falënderoj ekipin tim që po punojmë shumë për të shtyrë para të gjitha projektet. Turqia prej pavarësisë para dhe pas saj do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha platformat”, tha ai.

Dinçer tha se TIKA do të vazhdojë përkrahjen edhe në fusha tjera si arsim e bujqësi.

“Neve si TIKA na takon që të zhvillojmë projekte në fusha të ndryshe si bujqësi, arsim e zhvillim ekonomik që të më shtetin Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Sa i përket restaurimit te Xhamisë së Çarshisë të gjitha përgatitjet kanë përfunduar dhe pritet zbatimi i projektit. Shpresoj dhe besoj që pas nënshkrimit të memorandumeve do të shkojmë në procedurën e prokurimit të projektit të Hamamit. Kur shohim rrethinën e Hamamit shohim diçka që ka vlerë të madhe sa i përket trashëgimisë kulturore të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme