Nënstacioni Prishtina 6 jashtë funksionit, disa konsumatorë mbesin pa rrymë

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës, (KEDS), ka njoftuar se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.

Sipas njoftimit, si rezultat i kësaj , një numër i caktuar i konsumatorëve ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Teksa thuhet se ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike të rikthehet.

Të ngjashme