Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 704 raste të reja

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 704 raste të reja.

Rastet e vdekjes janë nga Klina 2 raste (84, 72 vjeç), Rahoveci 2 raste (82, 76 vjeç), Drenasi 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakova 1 rast ( 77 vjeç), Suhareka 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtina 1 rast ( 83 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë kryer 1651 testime.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 391 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 22 mijë e 137.

Numri total i rasteve pozitive në vend, nga fillimi i pandemisë, është 36 mijë e 253. Në vend, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 948 persona.

Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 168.

Të ngjashme