Po bëhen gati dy javë qëkur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, derisa ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete për shpërndarje të Kuvendit. Madje një gjë e tillë as që pritet të ndodhë para 3 gushtit, pasi në këtë datë bëhen dy vjet të plota të konstituimit të kësaj legjislature, me ç’rast edhe u njihet ky mandat deputetëve, shkruan gazeta “Zëri”.
Monitorues të punës së Kuvendit thonë për “Zërin” se deputetët marrin përfitime shtesë në rast se bëjnë dy vjet mandat, andaj pavarësisht thirrjeve të tyre për shpërndarjen e Kuvendit nuk kanë marrin ndonjë veprim në këtë drejtim.
Sipas ligjeve në vend, deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër ose nga realizimi i pensionit, që nga dita e përfundimit të mandatit, deputeti ka të drejtë në pagë bazë për një vit. Po ashtu deputetët marrin edhe pensione të veçanta.