Nesër nis votimi për nominimet e filmave në Oscars, “Zgjoi” ka nevojë për mbështetje

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Aktorja kryesore e filmit të suksesshëm kosovar “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka njoftuar se nesër fillon votimi i anëtarëve të Akadamisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ftoi të gjithë ta shpërndajnë fotografinë e filmit.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.

Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme