Ekonomia Online
FUNDIT

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Për ditën e nesërme, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit […]

Për ditën e nesërme, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit gjatë temperaturave të larta.

Ministria njofton se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rastet kur krijohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.

Të ngjashme