New York, protestë kundër Donald Trump

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 11:55 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, është pritur me protestë në New York, ku kishte ardhur për të marrë pjesë në një eveniment bamirësie, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj presidentit Trump, i cili mori pjesë në aktivitetin e bamirësisë në një hotel në Manhattan të New Yorkut, qytetin e lindjes së Trump, që njëherësh njihet si kështjella e demokratëve.

“Nuk duam person që bën postime rrëqethëse në Twitter, por duam lider”, “Gënjeshtar, vjedhës, gjuetar”, ishin disa nga sloganet e protestuesve, të cilët mbanin pankarta të ndryshme kundër Trump.

Disa rrugë në qytetin e New Yorkut u mbyllën për qarkullim, ndërsa para hotelit ku Trump mori pjesë në aktivitet u parkuan edhe kamionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme