Nga 1 098 votues, në Suhodoll votuan 148 deri në ora 14:00

Mitrovicë e veriut | 23 Pri 2023 | 15:08 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën “Aziz Sylejmani” në fshatin Suhodoll në Mitrovicën e veriu, deri në orën 14:00 kanë votuar 148 votues, raporton Ekonomia Online.

Sipas kryesues së kësaj qendre të drejt votë kanë 1098 votues, sipas saj deri tani procesi ka shkuar ne rregull dhe pa probleme.

Kurse në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 270 votues.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme