Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave ka shpërndarë një njoftim të Administratës Tatimore të Kosovës se nga 1 qershori “pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme”.

“Duke filluar nga data 1 qershor, pagesat me para të gatshme për blerjet tuaja mund të bëhen deri në vlerën 2,000 euro, kurse për blerjet mbi këtë vlerë obligoheni që të paguani përmes kartelës ose transfertës elektronike në institucionet financiare të licencuara nga BQK”, shkroi Murati në një postim në Facebook.

ATK njoftoi se “këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës”.

“Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme