Nga java e ardhshme në Prishtinë bëhet testet antigjen, rezultati pas 20 minutave

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga e marta e javës së ardhshme do të nisin me testet antigjen për covid-19, ku qytetarët mund të marrin rezultatet brenda 20 minutave.

Ai ka thënë se këto teste do të kryhen në QKMF-të në Emshir dhe Kalabri.

“Prej të martës, Komuna e Prishtinës bën edhe teste antigjen për covid që janë të shpejta dhe rezultatet merren brenda 20 minutave.  Sensitiveti është 98.5 përqind që do të thotë se saktësia është e lartë. Edhe më tutje PCR testi mbetet testi më i sigurt në qoftë se administrohet mirë”. 

“Këto teste kryhen në QMF Emshir/Kalabri, dhe sikurse edhe me serologjike nevojitet UDHËZIMI I MJEKUT NGA QMFtë tjera.  Duhet të keni simptome për tu aprovuar”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme