Nga java tjetër nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë, dhe duke filluar nga dita e hënë do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, duke u bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe atyre me gjendje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

“MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 janar e tutje të vaksinohen”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme