Ekonomia Online
FUNDIT

Nga Presidenca e Kosovës reagojnë pasi Serbia vazhdon blerjen e armëve nga Rusia

Nga Presidenca e Kosovës reagojnë pasi Serbia vazhdon blerjen e armëve nga Rusia

Shefi i stafit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi në Serbi kanë arritur armatime të reja nga Rusia. Vela ka thënë se blerjet e armatimit nga Serbia duhet të sanksionohen. Ai thotë se veprime të tilla të vazhdueshme të blerjes së armatimit nga Rusia e rrezikojnë edhe më shumë paqen […]

Shefi i stafit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi në Serbi kanë arritur armatime të reja nga Rusia. Vela ka thënë se blerjet e armatimit nga Serbia duhet të sanksionohen.

Ai thotë se veprime të tilla të vazhdueshme të blerjes së armatimit nga Rusia e rrezikojnë edhe më shumë paqen në rajon.

“Sikurse Bjellorusia, Serbia është vegël e Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, ka shkruar Vela në reagimin e tij.

Ai thotë se një situatë e tillë i ngjan Luftës së Ftohtë.

⛔️ #Vučić’s continuous purchase of Russian arms further endangers peace in our region.

Like #Belarus, #Serbia is #Russia’s tool to re-establish spheres of influence against ?? ?? and @NATO resembling the Cold War period.

As such, Serbia’s military purchases must be sanctioned. pic.twitter.com/ftOVY7Yem0

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 25, 2021

Të ngjashme