Nga sot qytetarët do të mund ta marrin Certifikatën e Gjendjes Penale përmes platformës e-Kosova

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 11:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga e premtja qytetarët e Republikës së Kosovës mund ta nxjerrin certifikatën e gjendjes penale përmes platformës e-Kosova.  Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të kësaj platforme nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), raporton Ekonomia Online.

Projekti“Sistemi Qendror i Evidencës Penale” është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, falënderoi BE-në, duke theksuar se pa përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, është i pamundur zhvillimi i gjyqësorit.

Ai bëri të se sipas statistikave, rreth 700 qytetarë e kanë vizituar gjykatën ditëve të punës vetëm për këtë shërbim.

“Ky është një lajm  i jashtëzakonshëm. Gjykatat tona janë afruar tek qytetarët me shërbimet e gjykatës, në radhë të parë në mënyrë shumë më të besueshme, shumë më efikase dhe shumë më thjesht për qytetarët. Përveç kësaj ne duhet ta theksojmë se ky sistem i ka mundësuar Kosovës që të jetë unike edhe në vendet e BE-së, sepse deri më datën 16 dhjetor 2022, kur realisht kur kemi  edhe datën e funksionalizimit të Sistemit Qendror të Evidencës Penale gjeneronim nga sistemet manuale tona certifikatën që qytetari nuk ishte nën hetime. Kjo realisht, sipas vlerësimit tonë, përbënte një diskutim mbi prezumimin e pafajësisë që në shumë raste ne vlerësojmë se ka pasur konsekuenca të papranueshme ligjore për qytetarët”.

“Nga 16 dhjetori 2022, përmes këtij sistemi  ne realisht kemi shndërruar nga certifikata e qytetarit që nuk është nën hetim në certifikatën që qytetari është apo nuk është i dënuar”.

“Sistemi gjyqësor vazhdon të ketë qasje edhe për ata që janë fshirë nga procedura penale dhe do të jenë të qasshme edhe për institucionet e sigurisë”, tha Zogaj.

Shefi i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, Johannes Madsen, tha se sistemi i drejtësisë është përballur me sfida. Sipas tij, më herët të dhënat penale të qytetarëve ishin ruajtur nëpër libra.

“Që nga sot ky sistem shumë i pritur është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës me një klik përmes shtëpive të tyre. Para zhvillimit të këtij aplikimi, të dhënat janë mbajtur në libra dhe ka pasur papërshtatshmëri. Themelimi i këtij aplikacioni, siguron që në të gjitha Gjykatat t’i ruajnë të dhënat e qytetarëve. Në emër të BE-së dua ta urojë KGJK-në, për këtë arritje të madhe, është një hap drejt sundimit të ligjit në Kosovë”, tha Madsen.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se kjo platformë e lehtëson jetën e qytetarëve dhe rrit efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

“Qytetarët që me vite kanë pasur tortura për nxjerrjen e një certifikate të gjendjes penale, tani do ta kenë mundësinë që shumë më shpejt dhe më lehtë të marrin këtë certifikatë, për çka jam i lumtur që po e lehtësojmë jetën e qytetarëve. Po ashtu kjo platformë ka edhe një segment tjetër pozitiv, atë të rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit profesional dhe rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, tha Kelmendi. 

E udhëheqësi i projektit “Sistemi Qendror i Evidencës Penale”, Bardhyl Hasanpapaj, tregoi për hapat që kanë ndërmarrë në krijimin e kësaj platforme, raporton EO.

“Gjatë prezantimit të projektit, ka pasur pak skepticizëm për partnerët, por jami munduar që ta prezantojmë siç është më së miri. Jemi munduar të jemi konkretë dhe ta trajtojmë problemin, duke i dhënë zgjedhje problemit disavjeçar të qytetarëve”, u shpreh Hasanpapaj.

Të ngjashme