Ekonomia Online
FUNDIT

“Nga status-quo përfiton Kremlini”, Ambasada e SHBA-së e ripërsërit mesazhin që Donfried ia tha Kurtit për dialogun

“Nga status-quo përfiton Kremlini”, Ambasada e SHBA-së e ripërsërit mesazhin që Donfried ia tha Kurtit për dialogun

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka shpërndarë mesazhin kryesor që Ndihmëssekretarja e Sthetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried e tha dje në takim me kryeministrin Albin Kurti e që ka të bëjë me status quon e Kosovës dhe dobinë që gjendja e tillë e sjell për Kremlinin raporton Gazeta Express. Ndihmësja e Sekretarit Blinken […]

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka shpërndarë mesazhin kryesor që Ndihmëssekretarja e Sthetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried e tha dje në takim me kryeministrin Albin Kurti e që ka të bëjë me status quon e Kosovës dhe dobinë që gjendja e tillë e sjell për Kremlinin raporton Gazeta Express.

Ndihmësja e Sekretarit Blinken gjatë qëndrimit në Prishtinë tha se Status Quoja për Kosovën është e paqëndrueshme dhe nga kjo përfiton Rusia.

“Status quo-ja është e paqëndrueshme; jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është në dobi të Kremlinit. Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Donfried.

Tutje zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit ka thënë se mënyra më e mirë për t’ju kundërvënë përpjekjve të Kremlinit për destabilizim të rajonit është urgjenca e Kosovës dhe Serbisë për t’a rifilluar dialogun.

“Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”, ka thënë ajo.

(1/2) A/S Donfried: “The status quo is unsustainable; not only does it hinder Kosovo and Serbia’s European futures, but it benefits the Kremlin. Russia wants to ruin any unity and democratic consolidation in Western Balkans’ countries…” pic.twitter.com/3t3Q97B3gq

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 26, 2022

Të ngjashme