Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore si në qytetin e Rahovecit po ashtu edhe nëpër fshatra.
Një projekt, i rëndësisë së madhe në të cilin kanë filluar punimet është edhe ndërtimi dhe asfaltimi, i rrugës që lidh fshatin Zatriq me Drenoc.
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës që lidh këto dy fshatra ka një gjatësi prej 3 mijë 505 metra, kosto e këtij projekti është 348 mijë e 947 euro.
Për fillimin, e punimeve në këtë projekt, Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike u shpreh se fillimi i punimeve, në realizimin e këtij projekti është bërë pas përfundimit me sukses të disa projekteve të tjera të rëndësishëm, që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.