Ekonomia Online
FUNDIT

Nis projekti afro 4 milionë eurosh i BE-së për deminim në Kosovë

Nis projekti afro 4 milionë eurosh i BE-së për deminim në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka njoftuar se sot ka filluar projekti i Veprimit për Deminimin e Kosovës, financuar nga Bashkimi Evropian. Në rrjetin social Twitter ai është shprehur krenar me këtë projekt të BE-së me partnerët në Kosovë. “BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrim dhe […]

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka njoftuar se sot ka filluar projekti i Veprimit për Deminimin e Kosovës, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në rrjetin social Twitter ai është shprehur krenar me këtë projekt të BE-së me partnerët në Kosovë.

“BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrim dhe për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese. Krenar që lançojmë sot projektin e BE- së në Kosovë për deminim me partnerët tanë zbatues “TheHALOTrust” nga Norvegjeze. BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe çlirimin për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese”, ka shkruar Szunyog.

Proud to launch today ??#EU-??#Kosovo Demining Action project with our implementing partners @TheHALOTrust Europe NL and Norwegian People's Aid ??.
The EU will invest almost EUR 4 million to clear and release for safe use areas affected by mines and cluster munition remnants. pic.twitter.com/IGxyLL5zf3

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 16, 2023

Të ngjashme