Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 25 Pri 2026 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë do të shqyrtohen dhe miratohen pesë pika.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-032 për Energjinë Elektrike,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-031 për Energjinë,
  5. Mocion për shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

Të ngjashme