Nis takimi Bislimi – Petkoviq, Lajçaku shpreson të ketë marrëveshje

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur në Bruksel takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq, i ndërmjetësuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçaku shpreson që të ketë një marrëveshje nga ky takim, për siç ka thënë uljen e tensioneve dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Të ngjashme