Nitaj: Zbatimi i planit franko-gjerman, sot është detyrë patriotike

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se zbatimi i menjëhershëm i planit franko-gjerman, sot është detyrë patriotike.

Nitaj ka thënë se Kosova e siguron vetën e saj duke qenë në rresht me ShBA-të dhe BE-në.

“Kosova mund ta ketë shansin e fundit që të mos devijojë nga drejtimi i duhur e të mos dalë nga bota ku preket. Ajo mund të sigurojë vetën e vet, vetëm duke qenë në një rresht me Amerikën dhe BE-në”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se zbatimi i planit franko-gjerman, është detyrë patriotike.

“Ne duhet të heqim dorë nga logjika që të “pranojmë gjithçka duke kundërshtuar”.

“Prandaj zbatimi i menjëhershëm i planit Franko-Gjerman, qoftë edhe unilateralisht, sot është detyrë patriotike”, është shprehur Nitaj.

Të ngjashme