Një 13 vjeçare mbytet në pishinë

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë.

Ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfrimaur rastin për klankosova.tv se dhe njoftoi se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ajo ishte mbytur në pishinën e Baicës së Lipjanit, por ende kjo informatë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të ngjashme