Një 32-vjeçari i sekuestrohen armë, karikatorë e fishekë

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarit B.V (32-vjeç), është gjetur dhe sekuestruar një revole, 15 fishekë, dy karikatorë dhe një shufër metalike.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Policia, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë të premten, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kësisoj, sot rreth orës 03:15, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj veturës Toyota, me targë Kosove si dhe ndaj të dyshuarit; -B. V, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj; Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë, dy karikatorë, si dhe, një shufër metalike”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ndaj të dyshuarit, në konsultim me prokurorin, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e ka proceduar më tej.

Të ngjashme