Ekonomia Online
FUNDIT

Një 46 vjeçare goditet nga vetura në Prishtinë

Një 46 vjeçare goditet nga vetura në Prishtinë

Vetura ka goditur një këmbësore, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën metro zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti bëri të ditur se bëhet fjalë për një 46 vjeçare, ndërsa tani po trajtohet në QKUK së bashku me shoferen e veturës. “Rreth orës 07:00 […]

Vetura ka goditur një këmbësore, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën metro zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se bëhet fjalë për një 46 vjeçare, ndërsa tani po trajtohet në QKUK së bashku me shoferen e veturës.

“Rreth orës 07:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodh një aksident trafiku mes një automjeti dhe një kmëbsoreje, si pasojë e aksidentetit lëndime trupore ka pësuar V.K, viti i lindjes 1973. Gjithashtu tretman mjekësor ka kërkuar edhe shoferja e automjetit që është përfshi në aksident”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Me rastin po merret policia.

Të ngjashme