Një 69-vjeçar vdes në liqenin artificial të Mitrovicës

Mitrovicë | 06 Gus 2018 | 18:26 | Nga

Një person me inicialet S.J rreth moshës 69 vjeç, ka humbur jetën sot rreth orës 14:00 në liqenin artificial të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është nxjerr nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.

“Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në liqenin artificial”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Të ngjashme