Një aksident me fatalitet, dhe 21 me të lënduar brenda 24 orëve

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet, 21 me të lënduar, dhe 35 me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 943 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.

Vetëaksidenti me fatalitet, ndodhi mbrëmë në Poqestë të Pejës.

Ndërsa sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në dalje të Prishtinës, përkatësisht në Shkabaj.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se një veturë është rrokullisur, teksa nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo. Policia deri në publikim e këtij lajmi s’ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare, lidhur me këtë rast.

Të ngjashme