Një autobus nga Kosova sulmohet në Serbi, Pacolli reagon në Facebook

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 20:24 | Nga

Një autobus i cili po udhëtonte drejt Kosovës nga Gjermania, është sulmuar me gurë, në Serbi.

Nga sulmi me gurë, për fat të mirë ka pasur të lënduar.

Autobusi është i kompanisë “Barileva” dhe ishte nisur nga qyteti i Këlnit drejt Prishtinës.

Sulmin e ka dënuar ministri i Punëve të Jashtme, Bhgjet Pacolli, mëpërmes një postimi në Facebook.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi”, ka shkruar Pacolli.

“Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”.

Të ngjashme