Një dashuri e përfunduar në baladën e Genta Ismajlit

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 12:19 | Nga

Këngëtarja kosovare Gentiana Ismajli ka lansuar së fundi këngën e saj më të re të quajtur ”Zemra thyhet”.

Genta e cila së fundi ishte paraqitur për publikun me projekte të saj më ritmike, kësaj radhe ka zgjedhur që në listën e saj të këngëve të sjell një baladë me tekst të Fatmir Mujës, njofton Klan Kosova.

Muzika dhe orkestrimi i baladës është realizuar nga Wirus ndërsa klipi është mundësuar nga Max Production.

Teksti i këngës trajton temë të një dashurie të përfunduar, ndërsa vet Genta nuk ka bërë të ditur nëse kjo baladë përkon me jetën personale të saj apo jo, kjo pasi ajo së fundi ka konfirmuar se ka një kohë të gjatë që është beqare, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme